Aksident i rëndë në Shkodër, përplasen dy makina, dy në gjendje të rëndë (video)

Dy persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti në aksin Shkodër-Velipojë dhe ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.

Aksidenti ndodhi rreth orës 17:45 minuta pranë fshatit Trush, ku dy makina u përplasën kokë më kokë.

Të plagosurit Jetmir Bushaj dhe Arjan Lleshi janë dërguar me shpejtësi në spital.

shqiptarja.com