Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj ka zhvilluar një takim në Shtëpinë e Bardhë me Richard Grenell, emisarin e SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi.
Përmes një postimi në Facebook, Cakaj shkruan se nuk ka një marrëveshje të fshehtë për ndarjen e Kosovës.
Postimi i plotë
”Sot në Shtëpinë e Bardhë në Uashington patëm një takim të shkëlqyer me Ambasadorin Richard Grenell.
Biseduam për rëndësinë e një marrëveshje të qëndrueshme mes Republikës së Kosovës e Serbisë dhe nxitjes së zhvillimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi.
Për sqarim: S’ka marrëveshje të fshehtë, as plane për ndarje të Republikës së Kosovës, as shkëmbime territoriale, as nxitim për ndonjë marrëveshje të dëmshme, veç përpjekje për të nxitur zhvillimin ekonomik e forcuar popullin e republikës së Kosovës ndërkombëtarisht me mbështetjen e shteteve të bashkuara të amerikës!
Pavarësisht sfidave, Shqipëria do të vazhdojë mbështetjen e pakursyer për Republikën e Kosovës!
Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”