3 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës regjistron 3 raste të reja me COVID-19 brenda 24 orëve të fundit.

Tre rastet e reja rezultuan nga 1.858 testime, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 11.900 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 204.774 doza të vaksinës.

Deri më sot 48.437 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.362.

Në total numri i rasteve aktive është 166./Fokusi.info/