Aksident i rëndë trafiku në rrugën Pejë-Gjakovë

Tri automjete janë përfshirë në një aksident trafiku që ka ndodhur para pak çasteve në magjistralen Pejë-Gjakovë.

Dëmet materiale në këtë aksident janë të konsiderueshme ndërsa ende nuk ka raport nga policia për numrin e të lënduarve.

Njësitet përkatëse të policisë kanë dalë në vendin e aksidentit dhe janë duke u marrë me rastin.