Zjarr në zhveshtoret e skuadrës kosovare

Kryetari i skuadrës kosovare, “Kf Rilindja”, Fadil Gashi, njofton se sot zyret e klubit dhe zhveshtoret janë kapluar nga zjarri.

Ai njoftoi se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por dëmet materiale janë të mëdha dhe dyshon se zjarri u shkaktua nga energjia elektrike./Fokusi.info/