Aksident i shumëfishtë në Maqedoninë e Veriut, dy të vdekur dhe tre të lënduar

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Maqedoninë e Veriut.

Mediat vendase shkruajnë se dy persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë si pasojë e lëndimeve. Në aksident janë përfshirë katër automjete. Autoritetet ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për shkaqet e aksidentit.

“Në vendin e ngjarjes menjëherë pas denoncimit për një aksident në afërsi të Rosomanit ka dalë ndihma emergjente me tre ekipe. Përfshiheshin gjithashtu punonjës pa turne, të cilët ishin të gatshëm të ndihmonin në çdo kohë”, thanë autoritetet mjekësore.