Pamje të rënda! Gruaja rreh mizorisht të moshuarën në mes të rrugës në Bathore

Skenat e dhunës në vendin tonë sa vijnë e shtohen dhe këto ndodhin në çdo moment të ditës apo natës. Në një video të mbërritur së fundmi në redaksinë e JOQ ALBANIA, shfaqen pamje të rënda se si një grua dhunon një të moshuar në mes të rrugës. Sipas qytetarit që ka shkruar në redaksinë tonë, videoja është regjistruar paraditen e sotme në rrugën “Ago Agaj” Bathore, Kamëz. Ai shprehet se gruaja po dhunon një plakë të moshuar, për të cilën dyshon se mund të jetë vjehrra.

Ende nuk dihen rrethanat në të cilat është regjistruar kjo video me pamje kaq të rënda, por vlen të thuhet se skena të tilla nuk janë aspak normale. Shpresojmë që autoritetet të reagojnë sa më parë dhe të vendosin para përgjegjësive personat përgjegjës.