Aksident komunikacioni në Mitrovicë, vdes një person

Një aksident komunikacioni ka ndodhur dje pasdite në Mitrovicë, ku si pasojë ka humbur jetën një person.

Sipas policisë, viktima i takon komunitetit serb, i cili ishte shofer i njërit automjet, transmeton Indeksonline.

“Është raportuar për një aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale lëndime vdekjeprurëse ka pësuar njëri nga drejtuesit mashkull K/Serb, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës iu është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raportin e policisë.