Aksident komunikacioni në rrugën Prishtinë-Podujevë

Ka ndodhur një vetaksident trafiku në mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Sallabajë.

Lexues të Indeksonlinet kanë dërguar foto nga vendi i ngjarjes, ku shihet vetura e shkatërruar jashtë rrugës.

Në vendin e aksidentit ka dalë menjëherë policia rrugore, e cila është marrë me rastin.

Nuk është raportuar për të lënduar as për shkaqet që kanë çuar ngasësin të dilte jashtë rrugës.