Pas ngritjes së padisë nga Rama, reagon Haradinaj

Pas ngritjes së padisë nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka reaguar kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj, shkruan Fokusi.info

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se padia është e pabazuar dhe sipas ligjit do të përgadis përgjigje ndaj saj.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Sot është raportuar në media se Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deponuar padi kundër meje në Gjykatë.

Unë, sipas ligjit, do të përgadis përgjigje në padi, në afatet e përcaktuara ligjore!

Padia e Kryeministrit Rama është plotësisht e pabazuar dhe një diverzion politik që bëhet nga ana e tij, që të fshihet pas dramave mediale dhe t’i ikë përgjegjësisë.

Kombi ynë dhe Kosova ka njerëz që i dalin zot në çdo kohë.

RH

Edi Rama e dorëzon padinë kundër Ramush Haradinajt në Gjykatën e Prishtinës