Aksident me makinë në Elbasan, dy të lënduar rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Elbasan, në afërsi të lagjes “Shënkoll”, pranë urës së Shkumbinit.

Burime bëjnë me dije se një makinë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë makina u përmbys dhe dy personat që ishin brenda saj janë plagosur rëndë. Ata janë dërguar në spital dhe ndodhen në reanimacion.