Ndërron jetë veterani i UÇK-së, Ridvan Hyseni

Ka vdekur veterani i UÇK-së, Ridvan Hyseni, shkruan Fokusi.info.

Njoftimi është dhënë nga OVL e UÇK-së, dega në Mitrovicë.

Ridvani ishte ushtar në Brigadën 141 “Mehë Uka në ZOSH.

Njoftim

“Te nderuar bashkluftetar, lajmi i trishtë për vdekjen e parakohshme të Ridvan Hyseni na tronditi shumë!

Ridvani ishte luftëtar i ditëve të para të UÇK-së ne Brigaden 141 Mehë UKA ne ZOSH.

Në emër të gjithë Veteraneve te UÇK-se iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, bashkluftetarev!

Qoftë i paharruar kujtimi për Ridvanin.
Me pikëllim,

Kryetari i OVL-UÇK -se, dega në Mitrovicë.

Rafet Ibishi