Aksident me të lënduar afër QKUK-së

Një aksident që ka lënë disa persona të lënduar, ka ndodhur pak minuta më parë në Prishtinë.

Saktësisht afër Qendrës Klinike Universitare në Prishtinë.

Nga Policia e Kosovës janë dhënë informata se të lënduar kanë mbetur tre persona nga ky aksident, ku janë përfshirë dy automjete.

“Rreth orës 13:00 në afërsi të Institutit të Shëndetit Publik, ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona, të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti I trafikut”, ka konfirmuar për GazetaBlic, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.