Gjykata e shpall fajtor Pal Lekajn, e dënon me kusht

Pal Lekaj është shpallur fajtor nga Gjykata për vepra korruptive.

Ish-kryetari i Gjakovës është dënuar me 1 vit e gjashtë muaj burgim me kusht, për veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Sipas akuzës ndaj tij, ai i kishte shkaktuar dëm buxhetit të komunës për 69 mijë euro.

Dënimi ndaj Lekajt nuk do të ekzekutohet nëse ai nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale brenda një periudhe prej dy vitesh nga plotfuqishmëria e vendimit.

Pal Lekaj dhe Ismet Isufi, akuzohen se gjatë periudhës 2008-2014, duke vepruar në cilësinë e personave zyrtarë, i pari në cilësinë e kryetarit të Komunës së Gjakovës, ndërsa i dyti si drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, kanë shpërndarë subvencione, përmes kompanisë “UNION-VL”, në kundërshtim me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike.