Aksident me vdekje, mjeti përplas bariun

Aksident në Tiranë, një betoniere përplas motorin, 40-vjeçari përfundon në spital
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të fshatit Jorgucat të bashkisë së Dropullit.

Një autoveturë është përplasur me një furgon dhe ka dalë jashtë rruge duke përplasur bariun i cili ka qenë 5 metra jashtë rrugës.

Nga informacionet e para makina ka kërkuar të parakalojë furgonin në aksin Jorgucat – Kakavijë. Në këtë moment drejtuesi i autoveturës humbi kontrollin duke shkaktuar përplasjen vdekjeprurëse për bariun e gjorë që ishte me bagëtitë e imëta.

Policia po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.