Aksident në Gjakovë, dyshohet për të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çasteve në Gjakovë.

Sipas burimeve të gazetës Sinjali, ngjarja ka ndodhur në rrugën tranzite, ndërsa në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, njëra e tipit Audi dhe tjetra Golf 4.

Dyshohet se nga ky aksident ka pasur të lënduar të cilët janë dërguar në emergjencë për trajtim shëndetësor.