Aksident me vdekje në Fier, kalimtari përplaset nga dy makina njëra pas tjetrës

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në by pass-in e Fierit, në afërsi të fshatit Baltës.

Viktima mësohet se është i seksit mashkull, identiteti i të cilit nuk dihet ende.

Dyshohet se  fillimisht kalimtari është shtypur nga një automjet e më pas është përplasur nga një tjetër makinë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Po punohet për identifikimin e viktimqs dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.