Aksident me vdekje në Kavajë, makina përplas këmbësorin

Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Kavajës. Burime për ‘BalkanWeb” bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit pranë Prokurorisë, ku një mjet ka përplasur me vdekje një këmbësor.
Mësohet se drejtuesi i mjetit nuk ka ndaluar në vendngjarje, ndërsa ende nuk dihet identiteti i viktimës.
Ndërkohë forca të shumta të policisë ndodhet në vendngjarje, të cilët po punojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit.