Njeriu i Kurtit e quan Skënder Hysenin “krijesë”

Deklaratat e Skënder Hysenit në drejtim të kryeministrit Kurti për “Asociacionin e Komunave me shumicë serbe” duket se nuk i kanë pëlqyer fare Driton Talit, ish këshilltarit politik të tij.

Kurti më herët gjatë ditës mohoi se do të kishte “Asociacion njëetnik”, e të cilin e quante “Zajednicë” gjatë kohës sa ishte opozitar.

Skënder Hyseni, ish ministri i Punëve të Jashtme dhe kryesues i delegacionit të Kosovës, ndër tjerash ka shkruar në Facebook që Kurti e di se Asociacioni i ratifikuar në Kuvend nuk është “njëetnik” dhe se shpreonte që fjalët e tij ai t’ia kishte thënë edhe Lajçakut e Palmerit, përcjell Periskopi.

“Ça m’i thonë k’saj krijese?!!!” – ka thënë z. Tali në postimin e tij të papranueshëm në Facebook.

Ai bën përgjegjës më tej Skënder Hysenin për faljen e 8200 hektarëve për Malin e Zi, megjithëse as Qeveria e Kurtit nuk ka bërë asgjë deri tash për ta funksionalizuar komisionin për korrigjimin e shenjimit të kufirit me këtë shtet.

Po ashtu, Tali konsideron që Hyseni ka qenë “sundimtar” i 20 viteve të fundit.