Aksident me vdekje në Shkodër, makina i merr jetën kalimtarit

Një kalimtar humbi jetën mbrëmjen e së shtunës në zonën e Shkodrës si pasojë e një aksidenti rrugor.

Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Trush, në aksin rrugor Shkodër-Velipojë, ku mjeti i drejtuar nga V.J. 41 vjeç përplasi për vdekje këmbësorin H.F.

Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe i moshuari H.F. humbi jetën në vendngjarje, ndërkohë që policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes./A2/