Aksident me vdekje në Tiranë

Mbrëmjen e sotme një aksident ka ndodhur në Tiranë.

Raportohet një person ka humbur drejtimin e motorit dhe është përplasur me një mjet të parkuar, drejtuesi i motorit fatkeqësisht ka humbur jetën.

Ai është dërguar me urgjencë në spital por nuk ka mundur të mbijetojë pas plagëve të marra.

Informacioni paraprak:

Rreth orës 18:33 në rrugën “Stavri Themeli” motoçikleta me drejtues M.M. ka humbur kontrollin duke u përplasur me një automjet të parkuar në rrugë.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në spital drejtuesi i motoçikletës shtetasi M.M, si dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve pasagjeri i motoçikletës shtetasi E. M.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, dhe shkakut të humbjes së kontrollit.