Aksident mes disa veturave në Komoran

Dy kamionë dhe tri vetura janë përfshirë mëngjesin e sotëm në një aksident trafiku në Komoran.

Përveç dëmeve materiale ende nuk dihet për numrin e personave të lënduar nga ky aksident.

Telegrafi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës lidhur me rastin, por që deri në publikimin e lajmit nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Ndryshe, Policia ka njoftuar se mbi 100 aksidente trafiku kanë ndodhur në dy ditët e fundit në vend, ku disa prej tyre ishin me persona të lënduar.