Bernard Berisha shënon super gol dhe i siguron fitoren ekipit të tij (Video)

Bernard Berisha realizoi një gol të bukur pas krosimit nga e djathta në minutën e 28-të, duke i siguruar fitoren ekipit të tij Akhmat Groznyi, duke e mposhtur ekipin Krasnodar 1- 0, shkruan Fokusi.info.

Berisha kishte rastin të shënonte gol edhe në minutën 10-të nga pika e bardhë, por e huqi penalltinë.

Berisha pati vuajtur gjatë edicioneve të mëparshme pas lëndimeve të shumta, por duket se ai është plotësisht i gatshëm edhe për ndeshjet e shtatorit me Kosovën.

Më poshtë mund ta shihni super golin e tij: