Hasani thotë se kërkesa serbe për kthimin e trupave në Kosovë është absurde, por duhet të merret seriozisht

Kërkesa e Serbisë drejtuar KFOR’it për kthimin e 1 mijë forcave në Kosovë duhet të merret seriozisht nga Kosova, mendon Enver Hasani, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

Ai thotë se fakti që KFOR’i ka thënë se “janë duke e shqyrtuar kërkesën”, atëherë kjo tregon se një kërkesë e tillë duhet të merret seriozisht nga pala kosovare.

Në “Pressing” të T7, Hasani thotë se kërkesa e Serbisë është absurde.

“Është mirë me i bo vlerësimet e duhura munden me u marrë veprimet e gabuara që i dëmtojnë interesat e vendit”, thotë Hasani.

Hasani ka treguar po ashtu se Serbia më nuk konsiderohet “shtet armiqësor i NATO’s”.

Në këto rrethana sipas tij nuk mund të zgjidhet problemi i barrikadave pa marrëveshje politike. /Express