Aksident ndërmjet një veture e një kamioni, vdes një person

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një kamion dhe një veturë.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar një person e cila nuk ka arrit të përballojnë plagët dhe e njëjta ka ndërruar jetë. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, tha Ahmeti.