Gucati ka kujtuar 20 vjetorin e plagosjes së tij në luftë (foto/video)

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati ka kujtuar 20 vjetorin e plagosjes së tij në luftë.

Përmes një postimi në Facebook, të cilit ia ka bashkangjitur një foto dhe një video, Gucati tregon datën dhe vendin e plagosjes në luftë, duke theksuar se e vetmja plagë që mund të ndihesh krenar është ajo e luftës, transmeton Fokusi.info.

“Me 3 Qershor të vitit 1999 në malet e Berishës, sot e 20 vite që jetojë me plagën e lirisë, e vetmja plagë me të cilën mund të ndihesh krenar”!