Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, pesë të lënduar

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv Daut Hoxha, zëdhënës i policisë.

Hoxha tha se në aksident ishin të përfshirë dy vetura.

“Me datë 11.04.2022 rreth ores rreth ores 17:10, ne Autostraden ” Ibrahim Rugova” në km e 40 të, është shkaktuar një aksident trafiku ku janë të përfshira dy automjete. Pesë persona raportohen të jenë lënduar. Njesitet relevante policore janë marrë me rastin”.