Mosmarrëveshja brenda Postës, njëri nga drejtorët ndalohet nga Policia

Sot rreth orës 09:30 Policia ka arrestuar dy drejtorë të Postës së Kosovës pasi që të njëjtit ishin përfshirë në një fjalosje dhe kacafytje brenda objektit ku punojnë.

Pas intervistimit nga ana e Policisë, njëri nga ta është ndaluar.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zyrtarja e Policisë për Informim, Flora Ahmeri.

“Sot rreth orës 09:30 kemi pranuar informatën për një mosmarrëveshje që ka ndodhur brenda objektit të Postës së Kosovës”.

“Hetuesit policor në koordinim të ngushtë me prokurorinë përkatëse kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme lidhur me rastin në fjalë, përfshirë këtu edhe arrestimin e personit të dyshuar”.

“Rasti është hapur sulm ndaj personit zyrtar Me urdhër të prokurorit personi i dyshuar V. T është dërguar në qendrën e mbajtjes”.