Aksident në Dobërllukë të Vushtrrisë, një i lënduar

Një person është lënduar sot nga një aksident në fshatin Dobërllukë të Vushtrrisë.

Këtë për klankosova.tv e tha Avni Zahiti, zëdhënës në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicë.

Ai tha se personi i lënduar është drejtuesi i automjetit, i cili kishte humbur kontrollin.

“Rreth orës 19:00 ka ndodhur një aksident, ku një veturë ka dalë nga rruga”.

“Drejtuesi i automjetit ka humbë kontrollin, ku i njëjti person ka pësuar lëndime trupore” , tha Zahiti për klankosova.tv.