Tahiri: Qytetarët më shumë po i besojnë Danit dhe Remzijes, se sa Kurtit dhe Hotit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka kritikuar Vetëvendosjen dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës për, siç tha ai, papërgjegjësinë e mos miratimit të Ligjit Anti-Covid.

Sipas tij, qytetarët më shumë po i besojnë këngëtarëve se sa ish-kryeministrit, Albin Kurti dhe kryeministrit të tanishëm.

“Më shumë i besojnë Danit dhe Remzie Osmanit se sa Avdullah Hotit dhe Ablin Kurtit i cili ka dështuar ta sjellë ligjin anti-civd në Kuvend. ?Njëjtë edhe Avdullah Hoti.

Dështimet i kanë kushtuar shtetit tonë. Si pasojë e mosmarrëveshje të LDK dhe VV kemi ardhur në një situatë ku sot 5 muaj prapa po e diskutojmë draftin e parë të Ligjit Anti-Covid”, ka deklaruar ai.