Aksident në Dragodan, të lënduarit dërgohen në QKUK

Një aksident trafiku ka ndodhur në lagjen Dragodan të Prishtinës ku janë përfshirë tre vetura.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha i cili ka thënë se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar 3 persona.

Hoxha për FaktePlus, ka thënë se personat e lënduar janë dërguar në QKUK.

“Të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, derisa policia është duke kryer procedurat e tjera të nevojshme në vendin e ngjarjes. Nuk dihet ende për gjendjen shëndetësore të të lënduarve.