Pas tre vjetësh, Ministria e Shëndetësisë përditëson Listën e Barnave Esenciale

Ministria e Shëndetësisë ka nisur procesin për ta bërë përditësimin e Listës së Barnave Esenciale, proces ky që është në fazën fillestare.

Ngase sipas OBSH-së, çdo dy vjet parashihet që të bëhet revidimi i listës esenciale, por përballja me pandeminë e kishte pamundësuar atë që të bëhet në 2021-ën, nga ajo e fundit e 2019-ës.

“Përfaqësues nga institucionet respektive shëndetësore dhe ekspertë do të punojnë në përditësimin e kësaj liste duke përfshirë në të edhe terapi të reja që tashmë janë miratuar për përdorim, për patologji dhe probleme të ndryshme shëndetësore”, deklaruan nga Zyra për Informim e Ministrisë së Shëndetësisë, njofton Klan Kosova.

Ndërkaq, sipas kreut të Odës së Farmacistëve të Kosovës, Arianit Jakupi çdo popullsi ka karakteristikat e veta, ndaj lista duhet të ndryshohet-plotësohet karshi nevojave.

Në mesin e tyre si ilaçet për sëmundjet onkologjike të cilat janë në rritje në vend, reumatike, sëmundjet e zemrës të diabetit dhe të tjera.

Ndërkohë, për të pasur përmbushje dhe sigurim të plotë të ilaçeve të listës esenciale sipas Jakupit duhet sa më parë të miratohet edhe Ligji për Çmimet e Barnave, i cili aktualisht është në fazën e komenteve tek kabineti i ministrit.

E meqë nuk dihet kostoja e listës së ardhshme që përfundon për pak muaj, aktualja kap vlerën prej 34 milionë eurosh