Aksident në Ferizaj, lëndohen katër persona

Një aksident trafiku ka ndodhur të hënën në Ferizaj, ku një veturë ka goditur një këmbësor të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore

Lëndime kanë marrë edhe tri pasagjere të cilat gjendeshin në veturë, pasi vetura është rrokullisur, bën të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Të lënduarit pas tretmanit mjekësor janë liruar për në shtëpi.