Aksident në Gllamnik të Podujevës, ka të lënduar

0
268

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në rrugën magjistrale Prishtinë – Podujevë, përkatësisht në fshatin Gllamnik, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident, janë të përfshira një furgon dhe një motoçikletë. Sipas dëshmitarëve, në këtë aksident kanë mbetur të lënduar disa persona.

Për lëndimin e disa personave e kanë konfirmuar për Llapi.info edhe nga Emergjenca e Podujevës. Nga atje kanë thënë se një prej tyre është duke marrë tretman mjekësor në Emergjenca, ndërsa disa të tjerë janë transportuar për në QKUK nga vendi i ngjarjes.

Sipas dëshmitarëve të cilët edhe kanë dërguar pamje në Llapi.info, ekipet policore që kanë dalë në vendin e aksidentit.