Aksident në Gllaviçicë të Pejës

Para pak minutave ka ndodhur një aksident në mes dy veturave në Gllaviçicë të komunës së Pejës, raporton Fokusi.info

Siç na informoi lexuesi i portalit tonë Fokusi.info, i cili na dërgoi edhe disa fotografi, aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së njërës veturë, e cila pastaj e ka goditur nga prapa veturën tjetër.

Në këtë aksident nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale dhe policia është në vend të ngjarjes,/Fokusi.info/