Ia vodhën veturën, elektricisti gjen një mënyrë të pazakontë për të elektrizuar hajdutët (video)

Një elektricist, të cilit iu vodhën më shumë se pesë mijë euro nga furgoni i tij, e ka “elektrizuar” automjetin e tij për t’i dhënë hajdutëve një goditje prej 1.000 volt.

Ray Taylor ndërmori hapin pasi humbi pajisjet e shtrenjta për një periudhë dy vjeçare. Policia ka thënë që një proces i tillë është krejtësisht i ligjshëm, transmeton lajmi.net.

61-vjeçari e pajisi sistemin për të shoqëruar një sirenë e cila tashmë është e vendosur në ‘Citroen’-in e tij.

Taylor precizoi se goditja nuk do të lente në vuajtje afatgjata, vetëm se do i bënte “të kërcenin” ata që do preknin derën e furgonit të tij.

Pronari i ‘Citroen’-it shtoi se policia i tha atij se ishte e ligjshme, me kushtin që ai të vinte një shenjë të qartë paralajmërimi në automjet.