Aksident në Han të Elezit, ndërroi jetë një foshnje

Një aksident trafiku ka ndodhur dje rreth orës 01:00 në Fshati Gorancë të Hanit të Elezit, ku si pasojë e kësaj një foshnje ka ndërruar jetë.

Sipas policisë, drejtuesja femër ka qenë duke e ngarë veturën e saj, më pas ka humbur kontrollin mbi veturën e saj, duke dalë nga rruga. Në veturën e saj ishte edhe një foshnje.

Si pasoj e këtij aksidenti drejtuesja e veturës ka marrë lëndime trupore, kurse foshnja ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit e njëjta është dërguar për autopsi.