Kurti nuk deklarohet pas takimit me Grenell

Kreu i LV-së Albin Kurti nuk ka dalë që të flas para mediave pas takimit që pati me të dërguarin e SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell.

Nuk dihet nëse do të dilet me komunikatë për detajet se çka është biseduar e nëse kanë marrë ndonjë porosi nga Grenell për formimin e qeverisë së re dhe bisedimet me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Grenell pas takimit tha se nuk do të përfshihet në bisedimet për koalicion, teksa, bëri thirrje për heqje të taksës.