Aksident në hyrje të Shëngjinit, lëndohen rëndë dy të rinj (foto)

Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në hyrje të Shëngjinit. Si rrjedhojë e aksidentit, janë lënduar rëndë dy të rinj.

“Balkanweb” raportoi se dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës.

Dëshmitarët janë shprehur se ambulanca është vonuar për të shkuar në vendngjarje.

Mësohet se të lënduarit kanë qëndruar rreth 30 minuta të shtrirë në tokë në gjendje të rëndë. Aksidenti sapo ka ndodhur dhe nuk dihet ende identiteti i personave të lënduar.