Aksident në Klinë: Rrotullohet kamioni, humb jetën shoferi në vend të punës

0
664

Një person ka humbur jetën sot në orët e mëngjesit nga plagët e marra pasi është rrokullisur me kamion në vendin e tij të punës në Dollc të Klinës.

Rasti është konfirmuar nga Policia Rajonale në Pejë ku kanë deklaruar se A.G , 51 vjeç është rrokullisur me kamion në vënd të punës në Dollc.

Policia e Pejeës kanë thënë se në vend të ngjarjes kanë dalë menjëherë forenzika, emergjenca dhe zjarrëfikësit, por i ndjeri nuk ka mundur të ju mbijetojë plagëve të marra.

“Sot rreth orës 08:30 Policia e Kosovës është informuar për një rast i cili ka ndodhur në fshatin Dollc të Klinës me të marrë informatën njësitë relevante kanë shkuar në vend të ngjarjes gjithashtu në vend të ngjarjes ka dalë edhe njësiti i forenzikës emergjenca edhe njësiti i zjarrfikësve”.

Tutje, policia ka bërë të ditur se mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës në vend të ngjarjes, ndërsa bëhet fjalë për A.G, i lindur në vitin 1968.

“Mjeku kujdestar në vend të ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimës Mashkull i lindur në vitin 1968 .Në vend të ngjarjes gjithashtu u ka dalë edhe prokurori i shtetit që momentalisht është në vend të ngjarjes”, bëjnë të ditur nga Policia.

Sipas të dhënave të para, viktima ka qenë duke vozitur në një kamion, pasi kamioni i ngarkuar me gurë është rrëzuar, viktima është mbytur nga rrokullisja e gurëve.