Aksident në Lezhë, një i vdekur

Drejtuesi i një motori ka humbur jetën në vend pasi është përplasur me një makinë.

Aksidenti rrugor ka ndodhur ne segmentin Lezhë-Shenkollë, tek vendi i quajtur “Ura e Prekanit”. Sipas policisë mjeti me drejtues një banor të Lezhës, u përplas me motoçikletën që drejtohej nga një banor i Shënkollit.

Policia arrestoi në flagrance drejtuesin e makinës dhe dyshohet se shkeli rregullat e qarkullimit rrugor. Grupi hetimor po vazhdon veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit./ABC News