Aksident në Librazhd, lëndohen katër persona (Foto)

Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Librazhd- Elbasan, ku 3 makina janë përplasur mes tyre.

Si pasojë e aksidentit, të paktën 4 persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa trafiku në rrugë është rënduar tej mase. Në vendngjarje kanë mbërritur dy autoambulanca të cilat kanë shoqëruar drejt spitalit të plagosurit.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin për të zbuluar shkaqet e aksidentit.