Aksident në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, humb jetën një këmbësore

Një aksident trafiku ndodhi mbrëmjen e sotme në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, nga ku një këmbësore ka humbur jetën.

Këtë e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 19:15, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën magjistrale Mitrovicë – Prishtinë. Nga informatat e para bëhet e ditur se si pasojë e aksidentit një këmbësore ka humbur jetën. Njësia rajonale e trafikut rrugor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”, tha ai./Fokusi.info/