Gjestet fisnike i habisin më së shumti të korruptuarit

Përkundër gjendjes së rëndë sociale e korrupsionit galopant në të gjitha sferat e shoqërisë, gjithmonë gjenden njerëz që u përballojnë këtyre sfidave dhe nuk lëkunden nga lakmia. Ata shpirtra të pastër befasojnë publikun, por më së shumti i befasojnë e i habisin të korruptuarit.

Një gjest të tillë fisnik, përmes rrjetiteve sociale e ka bërë të ditur Nysret Krasniqi, qytetar i Prishtinës, i cili e kishte humbur çantën e tij të dorës me të gjitha dokumentet personale dhe një sasi të parave. Këtë e kishte gjetur një kalimtar rasti, i cili pa ngurrim e kishte kërkuar pronarin dhe e kishte gjetur atë për mes Facebook-ut.

Ja çka shkruan qytetari që e kishte humbur çantën e dorës:

Gjesti Fisnik!

Kuletën time të humbur, në të cilën përveq dokumenteve dhe kartelave personale kishte dhe para, në Gërmi e gjeti Ibrahim Sopjani nga Halilaqi me banim në Prishtinë i cili më gjeti përmes Facebook-ut dhe ma ktheu kuletën.

Ibrahimin e falënderoj nga zemra për këtë gjest shumë fisnik!