Aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë, dy të lënduar

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në magjistralen Prishtinë – Podujevë ka ndodhur një aksident trafiku.

Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila ka treguar se dy persona janë lënduar , të cilët tashmë janë duke marrë tretman mjekësor në QKUK.

“Sot rreth orës 08:00, ne rrugën Prishtine – Podujeve, saktësisht ne fshatin Penuhë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku te përfshira kane qene dy automjete. Ne ketë aksident janë lënduar 2 persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut”, tha Ahmeti.