Cila është lidhja në mes të Kadri Veselit dhe Raif Qelës?

Pothuajse asnjë takim me qytetarë dhe me struktura të PDK-së në gjithë territorin e Mitrovicës, kryetari i PDK-së Kadri Veseli nuk është duke e bërë pa veprimtarin mitrovicas, Raif Qela.

Mësohet se ata kanë një lidhje të hershme, ngase kishin qenë bashkëveprimtarë të ilegales qysh tre dekada më parë.

Prandaj si në fushatën e vitit 2014, në çdo takim edhe në këtë fushatë lideri i PDK-së Kadri Veseli, Raif Qelën është duke e prezantuar si bashkëveprimtar të tij.

Madje personalisht ai ka insistuar që Raif Qela të jetë në listën e kandidatëve. Prej vitit 1990 e deri në vitin 1993 kur edhe u burgos për herë të pestë, bëhet e ditur se Raif Qela ishte bashkëveprimtar i Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit në organizatat ilegale të asaj kohe.

Raif Qela gëzon një autoritet të padiskutueshëm në qytetin ku u lind dhe u rrit, në Mitrovicë. Në zgjedhjet e vitit 2014 Raif Qela ishte ndër deputet më të votuar, me gjithsejt 15 026 vota të fituara. Përveç Mitrovicës ai kishte marr mbështetje edhe në qytete tjera, pothuajse në gjithë Kosovën.

Gjatë mandatit të parë 2014-2018 si deputet i Kuvendit të Kosovës Raif Qela ka dhënë kontribut të madh në miratimin e “Ligjit për Trepçën “dhe krijimin e kushteve për vazhdimin e punës së Ferronikelit.

Gjithashtu, është angazhuar shumë për çështjen e shqiptarëve të dëbuar me dhunë nga veriu i Mitrovicës.