Gjendet pa shenja jete një person në Skënderaj

Dje është gjetur një mashkull kosovar pa shenja jete në fshatin Izbicë të Skënderajt.

Sipas policisë, viktima u gjet nga familjarët e tij.

Viktima ishte dërguar në Shtëpinë e Shëndetit ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.