Aksident në Mitrovicë

Sot një veturë është ndeshur në rrethojen e pranë shkollës “Migjeni” në lagjen Tavnik të Mitrovicës.

Në pamjet e dërguara në “Jepi zë” shihet se vetura është e një madhësie të vogël, por ende nuk dihet si ka ardhur deri tek ky aksident.

”Jepi zë” mëson se vetura ka goditur tri vajza, e shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe Policia e Kosovës, e cila ka rrethuar hapësirën ku ka ndodhur ky aksident, dhe po heton rethanat që kanë çuar deri tek shkaktimi i kësaj përplasje.

Ndryshe të shpeshta janë aksidentet në këtë pjesë të qytetit, ndërsa rreziku mbetet i madh pasi gjenden shkolla dhe ka frekuentim të madh të qytetarëve.