Aksident në Pejë, rrokulliset vetura

Një aksident komunikacioni ka ndodhur para pak minutash në rrugën transit për Pejë.

Indeksonline njofton se lexuesit i kanë dërguar fotografi të një vetaksidenti, ku shihet vetura e cila është rrokullisur.

Nuk raportohet për të lënduar, derisa ekipet policore me të marrë informatën kanë dal në teren dhe po hetojnë rastin.