Gjykata jep masën e sigurisë për shtatë aktivistët e arrestuar në protestë, ja çfarë u vendos për Bojken Abazin

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë për shtatë aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë. News 24 raporton se për aktivistin Boiken Abazi është vendosur masa e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Ndërsa masa e sigurisë “arrest shtëpie” është lënë për Erik Mërtirin, me një afat deri në 3 qershor.

Gjithashtu masa e sigurisë “detyrim paraqitje” u la për Kastriot Qeman, Romeo Lilon, Ledion Xhoxhajn, Burim Tafilica, Sokol Ndoja.